Објавено на 26 September, 2012 во Новости -
Нема коментари
Të nderuar,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju njofton se planet mësimore për arsimin fillor, gjimnaz, arsimin e mesëm për muzikë dhe art në EMIS sistemin janë transferuar në vitin e ri shkollor.
Për funksionimin e suksesshëm të sistemit si dhe Ditarit Elektronik është e nevojshme që të bëhet futja e të dhënave në vazhdim nga ana e çdo shkolle:
- Futja (shpërndarja) e mësimdhënësve në planet e reja shkollore – kompetent administratori i shkollës
- Futja ( shpërndarja) e mësimdhënësve në paralele- kompetent administratori shkollorë
- Kontrollimi dhe rregullimi i të dhënave për nxënësit e transferuar dhe definimi themelor i vetë paraleleve – kompetent administratori i shkollës
- Futja e të dhënave për nxënësit prej klasës së parë – kompetent administratori i shkollës
- Krijimi i të dhënave për paralelet për klasën e parë / viti i parë arsimi i mesëm – kompetent administratori i shkollës
- Bartja e lëndëve sipas nxënësve- – kompetent administratori shkollorë
- Futja e të dhënave për aktivitetet shkollore për vitin e ri shkollorë – kompetent administratori i shkollës
Ju falemnderit dhe ju lutemi përsëri na kontaktoni nëse hasni në ndonjë problem ose nëse keni ndonjë ide për përmirësimin e E-Ditarit.