Përshkrimi i projektit

Ditari elektronik ( E-Ditari ) është projekt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) i cili ka për qëllim të përmirësojë komunikimin ndërmjet mësimdhënësit dhe prindërve, të mundësojë shqyrtim të shpejtë dhe të thjeshtë të informacioneve nga ditarët nga ana e arsimtarëve në shkollë, të mundësojë analiza statistikore të shpejta dhe të centralizuara nga MASH -i dhe nga institucionet tjera shtetërore.

Следете нѐ на Facebook



Архива


PUNIMI I DËFTESAVE

Објавено на 20 June, 2012 во Новости - 4 коментари

Të nderuar shfrytëzues të E-Ditarit,
Ju njoftojmë se është në qasje funksionaliteti i ri i krijimit të dëftesave.
Nëse Ju jeni regjistruar si mësimdhënës në E-Ditarin atëherë ju keni qasje në dëftesat e shkollës përkatëse ku ju ligjëroni.

Udhëheqësit klasor paraprakisht duhet t′i kenë futur notat përfundimtare (prej faqes 16-35 “NOTAT PËR SUKSESIN DHE SJELLJEN E NXËNËSIT” ), numrin e mungesave dhe të dhënat tjera për dëftesat ) prej faqes 171 “ LISTA E NXËNËSVE TË CILËT KANË MARRË DËFTESË” ) .

Për të ndryshuar të dhënat në dëftesë siç janë emri i shkollës, data dhe vendi zgjidhni nga menyja lartë “DËFTESË – FORMULAR” dhe plotësoni fushat përkatëse.

Për krijimin e dëftesës zgjidhni “ DËFTESË> KRIJO” nga menyja lartë . Në anën e majtë janë paraqitur të gjithë paralelet e shkollës, kurse nga ana e djathtë lista e nxënësve nga paralelja e zgjedhur. Nëse në mënyrë të drejtë Ju i kenë futur të dhënat për nxënësit atëherë në mes do Ju paraqitet fotografi e dëftesës me informacione të plotësuara ( faqja para dhe mbrapa) për nxënësin e zgjedhur. Që të mund të shkarkoni dëftesën në format të shtypur, atëherë zgjedhni një nga ikonat pdf dhe automatikisht do të shkarkohet dëftesa përkatëse e nxënësit ose e të gjithë paraleles.

Dëftesat janë në dispozicion vetëm për shkollat fillore prej klasës së IV-IX dhe për shkollat e mesme – Gjimnaz prej viti të I-IV.

*Këshillë për të printuar : Keni kujdes në margjinat kur të printoni , kurse për kualitet më të mirë përdorni printerë laser.

Ju falemnderit dhe Ju lutemi na kontaktoni përsëri nëse hasni në ndonjë problem ose nëse keni ndonjë ide për përmirësimin e E-Ditarit.