Објавено на 9 April, 2012 во Новости - 3 коментари
Të nderuar mësimdhënës,
Nëse jeni udhëheqës i klasës dhe keni problem me të shtuarit e ditës E shtune në orarin e krijuar Ju njoftojmë se është dhënë mundësi e re me të cilën do të tejkaloni këtë problem.
Në paralelen ku ju jeni udhëheqës i klasës, në pjesën e orarit të orëve, në anën e djathtë të secilit orar të definuar gjendet butoni “ Ndajë orarin”. Me këtë funksionalitet Ju mundësohet që të ndani orarin tashmë ekzistues në dy orare të reja të cilët do të kenë vlefshmëri në varësi të asaj se cilën datë e keni zgjedhur për ndarje. Të dhënat për futjen e përshkrimit të orës dhe mungesave do të transferohen në oraret përkatëse.
Kusht për ndarjen e orarit është data që ju e zgjedhni për ndarje, të fillojë me ditën E hënë dhe të jetë në periudhën në të cilin vlen orari i mëparshëm.
P.sh në qoftë se keni krijuar orar i cili vlen prej 02.04.2012 – 29.04.2012, atëherë për ndarjen e orarit mund të zgjidhni 9,16 ose 23.04.2012.
Për vështrim më të hollësishëm shikoni fotografitë më poshtë.