Përshkrimi i projektit

Ditari elektronik ( E-Ditari ) është projekt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) i cili ka për qëllim të përmirësojë komunikimin ndërmjet mësimdhënësit dhe prindërve, të mundësojë shqyrtim të shpejtë dhe të thjeshtë të informacioneve nga ditarët nga ana e arsimtarëve në shkollë, të mundësojë analiza statistikore të shpejta dhe të centralizuara nga MASH -i dhe nga institucionet tjera shtetërore.

Следете нѐ на Facebook



Архива


Shërbimi i SMS njoftimit të E-Ditarit është vënë në përdorim

Објавено на 27 December, 2011 во Новости - 3 коментари

Të nderuar,
Ju njoftojmë se shërbimi i SMS njoftimit të Ditarit Elektronik është aktiv.
SMS njoftimi i përfshinë prindërit dhe mësuesit shfrytëzues të Ditarit elektronik.
SMS shërbimi është tërësisht falas.

SMS shërbimi i mundëson prindit që përmes SMS porosive të merr informacione në telefon celular për mungesat, vlerësimet dhe orët e mbajtura të nxënësit.
Për prindërit këto njoftime do të dërgohet çdo javë si raporte javore.

SMS shërbimi i mundëson mësuesit që përmes SMS porosive të merr informacione nga Ditari Elektronik në telefonin celular.

Ju lutemi shikoni udhëzimet që ju dërgohen për qëllim aktivizimin e shërbimit.

1.Si të aktivizoj shërbimin e SMS njoftimit të E-Ditarit? (mësimdhënës)
2.Si të aktivizoj SMS njoftim të E-Ditarit për prindërit e nxënësve të klasës sime? (udhëheqësi i klasës)
3.Si të aktivizoj shërbimin e SMS njoftimit të E-Ditarit? (prindër)

1.Si të aktivizoj shërbimin e SMS njoftimit të E-Ditarit? (mësimdhënës)

Nga menyja Të DHËNA zgjidhni TË DHËNA PERSONALE.
Shkruani numrin e telefonit tuaj celular dhe klikoni Ruaj. Pastaj aktivizoni shërbimin Njoftim përmes SMS dhe klikoni Ruaj. Keni kujdes numri celular të jenë në format Yxxxxxx, ku Y është një prej shifrave: (0,1,2,5,6,7,8), dhe x është cili do shifër (0 -9). Në fund klikoni Ruaj.

2. Si të mundësoj SMS njoftim të Ditarit Elektronik për prindërit e nxënësve të klasës sime? (udhëheqësi i klasës)

Nga menyja PRINDËR zgjidhni paralelen në të cilën jeni udhëheqës i klasës. Që të vendosni prindër të nxënësit përkatës klikoni në NDRYSHO në radhën e nxënësit. Shkruani emrin dhe mbiemrin e tij. Pastaj klikoni në Ndryshoni numri e telefonit, shënoni numrin celular të prindit dhe klikoni Ruaj. Keni kujdes numri celular të jetë në format Yxxxxxx, ku Y është një prej shifrave: (0,1,2,5,6,7,8), dhe x është cila do shifër (0 -9).

3.Si të aktivizoj shërbimin e SMS njoftimit E-Ditar? (prindër)

Ky opsion është aktiv vetëm për prindërit të cilët tashmë janë regjistruar në E-Ditar Nëse ju ende nuk keni emër shfrytëzues dhe fjalëkalim kërkoni udhëheqësin e klasës së fëmijës tuaj për t’ju krijuar . Pasi të jeni regjistruar si prind në E-Ditar në këndin e sipërm të djathtë, ku gjendet emri juaj shfrytëzues klikoni mbi “Ju jeni regjistruar si:”. Do të ju hapet dritare me të dhënat tuaja personale. Shkruani numrin e telefonit tuaj celular dhe klikoni Ruaj. Pastaj aktivizoni shërbimin NJOFTIM PËRMES SMS dhe klikoni Ruaj. Keni kujdes numri i celularit të jenë në format Yxxxxxx, ku Y është një prej shifrave: (0,1,2,5,6,7,8), dhe x është cila do shifër (0 -9).

SHFK “ Vanço Përke “ – Dellçevë njëra ndër shkollat e para në zbatimin e Ditarit Elektronik

Објавено на 9 December, 2011 во Новости - 3 коментари

Презентација

Pas përgatitjeve themelore nga ana e administratorit në shkollën fillore komunale “ Vanço Përke” në Dellçevë, në bashkëpunim me personat përgjegjës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë filloi përdorimi i Ditarit Elektronik.

Në prezantimin publik para të punësuarve dhe prindërve fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë shkollë fillore, nga ana e drejtorit të shkollës u prezantua mënyra e përdorimit të këtij aplikimi, si dhe për përfitimet që ajo sjell. Përdorimi i këtij mjeti elektronik për mësimdhënësit në shkollë është një domosdoshmëri paralele tani më me vendosjen e mënyrës klasike në udhëheqjen e ditarit në kuadër të procesit edukativë dhe arsimor për nxënësit. Përdorimi i këtij mjeti është mundësuar përmes komunikimit në internet, kështu që nuk ka asnjë kufizim prej ku fizikisht do të qaset drejt kyçjes drejt aplikimit duke përdorur internetin.

Prindërit e nxënësve duhet të dorëzojnë e-mail adresë standarde udhëheqësve klasor në klasë të cilit mësojnë fëmijët e tyre, me ç′rast administratori do të krijojë të dhënat e përdoruesve për prindin përkatës, dhe të njëjtat do t′ja dërgojë prindit. Pastaj prindi me këto të dhëna do të mund të lajmërohet në sistem dhe ti përcjell të arriturat e fëmijës së tij. Notat ose mungesat që janë bërë në një moment, mësimdhënësi është i detyruar që menjëherë të fus në sistem, dhe automatikisht këto të dhënat janë në dispozicion të prindërve përmes këtij aplikimi. Diskrecioni dhe të dhënat personale janë plotësisht të siguruara, nga ana e aplikimi, kështu që prindërit mund t′i shohin të vetëm të dhënat për fëmijët e tyre.

slika2

Me zbatimin e këtij mjeti elektronik në masë të madhe përmirësohet cilësia dhe efikasiteti në procesin arsimor, me ç′rast komunikimi ne relacionin shkollë përkatësisht mësimdhënës-prind është në nivelin më të lartë të mundshëm për kontakt klasik ndërmjet këtyre dy faktorëve me qëllim të përmirësimit dhe arsimimit më cilësor për nxënësit.